Basha pas helmimit: Të zbardhet, nëse nuk ndodh gjunjëzim i shtetit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes së djeshme në mitingun e partisë së drejtuar prej tij, tha se ngjarja duhet të zbardhet menjëherë.

Lajme

28/05/2017 15:16

“Kam folur me shumë prej të prekurve. Fatmirësisht efektet janë anësore dhe jo serioze dhe të gjithë janë të vendosur. Të gjithë e dimë që kjo nuk ishte tullumbace”, ka thënë lideri i PD-së

“Ndërsa presim dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve, kushdo qofshin ata, po bëjmë edhe analizën tonë. Kjo nuk ishte tullumbace, por mund t’ju them se është detyra e autoriteteve shtetërore që të vendosin para përgjegjësisë autorët kushdo qofshin. Nëse kjo në ndodh kjo është një tjetër provë e gjunjëzimit total të shtetit. Ne nuk do të ndalemi. Asgjë nuk do të më ndalë mua dhe opozitën e bashkuar drejt fitores” deklaroi Lulzim Basha