Basha: Nuk do ta marrim modelin e gazit në Shqipëri

Basha tha se ndodhet në Kosovë në vizitë një ditore në takim me krerët e institucioneve të Kosovës dhe në kuadër të një bashkëpunimi dhe dialogu.

Lajme

10/03/2016 13:25

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka deklaruar se pret një Kosovë të fortë, një shtet të konsoliduar të së drejtës dhe bashkëpunim institucional në mënyrë që dy vendet tona të punojnë në interesa të qytetarëve.

Basha i pyetur se a do ta marr opozita e Shqipërisë, modelin e gazit që po hedhet në kuvend, tha se nuk do e marrin një shembull të tillë dhe se në Shqipëri, opozita po bënë përpjeke që të zgjedhë problemet brenda kornizave ligjore.

Pas takimeve që pati gjatë ditës së sotme, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, me kryeministrin Isa Mustafa, presidentin në ardhje, Hashim Thaçi, presidenten në shkuarje, Atifet Jahjaga, u takua edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Pas këtij takimi ata kanë deklaruar se në këtë takim u diskutua për situatën politike në vend dhe për sfidat ndërmjet dy shteteve.

Basha tha se ndodhen në Kosovë në vizitë një ditore në takim me krerët e institucioneve të Kosovës dhe në kuadër të një bashkëpunimi dhe dialogu.

“Qëllimi është të thellojmë bashkëpunimin ndërmjet opozitës së Shqipërisë me pozitën në Kosovë. Shkëmbyem mendime mbi situatën politike në Kosovë dhe Shqipëri”, tha ai.

Basha tha se uroi Veselin për zgjedhjen e presidentit që u arrit të zgjedhet edhe përkundur sfidave.

“ Shpreha bindjen se marrëdhëniet e partisë së tij dhe Partisë Demokratike në Shqipëri, do të shërbejnë për interesat e popullit tonë”, tha Basha.

Kurse, kryetari Kadri Veseli tha se Basha ka dhënë një kontribut për Republikën e Kosovës, dhe nuk ka çështje që na ndajnë por vetëm çështje që na bashkojnë.

“Kemi sfida si ato ekonomike dhe anëtarësimi në procese globale. Opozita e Kosovës duhet të marr shembull nga opozita në Shqipëri”, tha Veseli.