Basha: Lironi studentët, s’kanë lidhje me PD-në

15:10 | 2 Nentor 2015

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon lirimin e menjëhershëm të studentëve të cilët u shoqëruan pas incidentit të goditjes me vezë të kryeministrit të ndodhur sot rreth orës 13:00.

Në një deklaratë për median Basha mohoi se studentët mund të jenë nxitur nga opozita.

Studentët nuk kanë lidhje me PD-në. Bashkë biem dakord me reformën dhe politikat që kanë ndjekur për arsimin e lartë”, tha Basha.