Basha: Jemi të njëjtit lojtarë, Panucci nuk kishte respekt për ne

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha, ka ‘thumbuar’ ish trajnerin Christian Panucci, pas fitores ndaj Andorrës.

Sport

25/03/2019 23:47

Basha u kthye në formacionin startues nën urdhrat e Ervin Bulkut, në një ndeshje që ‘kuq e zinjtë’ e fituan me rezultatin 0:2.

Pas ndeshjes, mesfushori i kombëtares tha disa fjalë edhe për Panuccin dhe grupin e lojtarëve.

Panuçi a mori një përgjigje sot?

“Këta janë lojtarët, por nuk e ka kuptuar çfarë mendimi ka pasur ai. Negative apo pozitive. Mua më duket negative, dhe pa respekt për lojtarët që janë këtu. Ka disa lojtarë që kemi bërë historinë këtu, por për sa kohë jemi këtu, do mundohemi të ndihmojmë” ka thënë Basha për ‘Supersport’ përcjell lajmi.net.

Basha ka thënë se skuadra nuk luajti lojë aq të mirë, mirëpo tri pikët janë ato për çka u futën në këtë takim. /Lajmi.net/