Basha: Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për bijtë e shqipes

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri Lulzim Basha, ka përkujtuar heriozmin e familjes Jashari në 22 vjetorin e rënies për liri.

Lajme

05/03/2020 18:31

“5 marsi i vitit 1998 shënon kthesën e madhe në historinë shekullore të përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri. 22 vjet më parë Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për bijtë e shqipes “- tha Basha.

Kreu i PD-së theksoi se përulet para veprës së Adem Jasharit, se Kosova ka ende shumë punë për të përmbushur amanetin e heronjve në Kosovë dhe Shqipëri.

“Epopeja e familjes Jashari me në krye komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin vuri gjakun në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur! Sot përulemi me nderim përpara veprës se Adem Jasharit, familjes Jashari, bijave dhe bijve të Kosovës që dhanë jetën dhe kurrë nuk u dorëzuan para masakrave, terrorit dhe genocidit barbar “- theksoi ai. /Lajmi.net/ 

Reagimi i plotë: