Basha i përgjigjet Ramës: BE të ka refuzuar ty, mbaj përgjegjësi

19:03 | 21 Tetor 2019

Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me anë të një statusi në “Twitter” pas postimit të Ramës në “Facebook”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi deklaratën e homologut italiane Giuseppe Conte i cili kishte thënë:

“Mbledhja e mbrëmshme do të mbahet mend si gabim historik. Shqipëria meriton hapjen e negociatave”.

Si dhe atë çfarë ka thënë Basha duke e quajtur mos hapjen e negociatave dështim të qeverisë.

Statusi i Bashës:

Kot fshihesh me lojëra fjalësh. Nuk ka citat në botë ti mbulojë dështimet e tua. Pikë. BE të ka refuzuar ty! Mbaj përgjegjësi. A.Pali