Basha, dështon transferimi në Catania

Migjen Basha nuk do të transferohet në Catania. Mesfushori kosovar nuk i ka kaluar me sukses testet mjekësore me klubin sicilian.

Sport

11/08/2014 18:39

Dështon marrëveshja, Migjen Basha nuk do të jetë futbollist i Catanias në edicionin e ri.

Klubi sicilian kishte arritur marrëveshje me Torinon por mesfushori kosovar nuk i kaloi me sukses testet mjekësore, ka njoftuar Gianluca di Marzio nga “Sky Sport”.

Në fakt gjatë analizave mjekësore, Catania ka vërejtur se reprezentuesi i Shqipërisë ende ka problem me një lëndim dhe i nevojitet pushim i gjatë për t’u rikthyer në fushë pas operacionit të fundit në këmbë.

Andaj, dështon marrëveshja, Basha nuk do të luajë për Catanian.