Bartra vazhdon me Barcelonën
Barcelona ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me mbrojtësin Marc Bartra. Lajmi është bërë i ditur nga uebfaqja zyrtare e gjigantit katalan që ka njoftuar se 23-vjeçari ka vazhduar qëndrimin e tij në Camp Nou deri më 30 korrik të vitit 2017. Me marrëveshjen e re, Bartra do të ketë dëmshpërblim prej 25 milionë…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201403/full/Bartra1.jpg)
Sport
Barcelona ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me mbrojtësin Marc Bartra.
Lajmi është bërë i ditur nga uebfaqja zyrtare e gjigantit katalan që ka njoftuar se 23-vjeçari ka vazhduar qëndrimin e tij në Camp Nou deri më 30 korrik të vitit 2017.
Me marrëveshjen e re, Bartra do të ketë dëmshpërblim prej 25 milionë eurosh.
Kontrata e re për Bartran, nuk ishte diçka e pritur për faktin se ai së fundmi ishte cak i shumë klubeve rivale evropiane, që u munduan të shfrytëzojnë pakënaqësinë e tij pas paraqitjeve të rralla për Barcelonën.
Mirëpo, vendimi i kapitenit Carles Puyol për t’u larguar nga klubi në fund të këtij sezoni, ka detyruar drejtuesit e klubit që të sigurojnë qëndrimin afatgjatë të Bartras duke i ofruar më tepër minuta lojë.