Bartra refuzoi Realin
Mbrojtësi i Barcelonës, Marc Bartra ka bërë të ditur se Real Madrid ishte i interesuar për transferimin e tij duke i ofruar edhe pagë më të madhe, më 2011. 23-vjeçari vazhdoi kontratën e tij me gjigantin katalan për të ardhmen afatgjate, deri në verën e vitit 2017. Mirëpo, ai ka njoftuar se tri vjet më…
Sport
Mbrojtësi i Barcelonës, Marc Bartra ka bërë të ditur se Real Madrid ishte i interesuar për transferimin e tij duke i ofruar edhe pagë më të madhe, më 2011.
23-vjeçari vazhdoi kontratën e tij me gjigantin katalan për të ardhmen afatgjate, deri në verën e vitit 2017. Mirëpo, ai ka njoftuar se tri vjet më parë mori një ofertë nga rivali i La Ligës.
Bisedimet me Carles Puyolin e mbajtën në klub.
“Ata më ofruan pagë më të mirë, duke më trefishuar atë që më jepte Barcelona”, deklaroi Bartra për El Pais.
“Mendova për disa sekonda. Madrid? Nuk e shoh veten atje”.
“Bisedova me Carles Puyolin dhe ai më tha se edhe ai kur nënshkroi kontratën e parë ishte paguar më pak. Por, ai kishte besim tek vetja dhe unë mora vendimin tim”.