Bartomeu thumbon Real Madridin: ‘VAR’ gjithmonë ndihmon të njëjtën skuadër

Josep Maria Bartomeu ka gjetur kohë të flas për gabimet e VAR-it.

Sport

06/07/2020 09:31

Kur Barcelona po kalon në një nga periudhat më të vështira viteve të fundit, me situatën në klub shumë të keqe, presidenti i klubit ka gjetur kohë të gjykojë vendimet e gjyqtarëve.

Josep Maria Bartomeu ka aluduar se Real Madrid po favorizohet nga vendimet e VAR-it, pas penalltive të akorduara në favor të ‘Los Blancos’.

“Unë e kam shikuar ndeshjen e ‘San Mames’ deri thuajse në fundin e pjesës së dytë. Ndihem keq, sepse ne kemi ligën më të mirë në botë dhe VAR pas koronavirusit nuk është fer”, ka thënë Bartomeu, transmeton lajmi.net.

“Ka ndryshuar disa rezultate dhe ka favorizuar gjithnjë skuadrën e njëjtë”, ishin fjalët e presidentit.

Ndërkohë, te Barcelona flitet për largimin e mundshëm të Lionel Messi, si dhe për mos besim ndaj trajnerit Quique Setien. /Lajmi.net/