Bartomeu refuzon ta transferojë yllin e madh te Barcelona

Josep Maria Bartomeu i ka dhënë një lajm të keq Antoine Griezmannit.

Sport

16/04/2019 08:01

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu i ka bërë me dije Antoine Griezmannit se nuk është në planet e tyre.

I pari i skuadrëskatalonase ka thënë se ai është një lojtar i shkëlqyer, por emri i tij nuk është në tavolinën e tyre.

“Griezmann është lojtar i Atletico Madridit dhe ka kontratë me ta”, tha fillimisht Bartomeu, përcjell lajmi.net.

“E pëlqej që lojtarë fantastik, poashtu edhe Griezmann luajnë në Spanjë, pasi është mënyrë e mirë që ta rrisim nivelin e ligës, por edhe të kemi më shumë sponzor.

“Nëse Griezmann dëshiron të vijë, ai duhet të flas me trajnerët, por emri i tij nuk është në tavolinën tonë.”, ka shtuar më tej presidenti i Barcelonës. /Lajmi.net/