Bartomeu: Nuk do ta shesim Messin

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu ka mohuar zërat për një largim të Lionel Messit nga Camp Nou duke thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Sport

07/01/2015 18:00

Lionel Messi nuk do të largohet nga Barcelona, gjithnjë sipas fjalëve të thëna nga presidenti i kësaj skuadre, Jose Bartomeu.

“Unë nuk mund të dalë për çdo ditë nëpër media dhe të them se Messi nuk do të largohet. Ai ka kontratë me skuadrën toë, është shumë i lumtur këtu dhe dëshiron të fitojë më shumë trofe”.

“Nuk ka asgjë për të krijuar panikë rreth kësaj gjëje. Lionel Messi është lider i skuadrës sonë. Ai është lojtari jonë më i mirë dhe ne llogarisim në shërbimet e tij”, përfundoi Bartomeu.