Bartomeu: Mirë që nuk u takuam me Juventusin

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është shprehur i lumtur që skuadra e tij nuk u tërhoq si kundërshtare e Juventusit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

21/03/2015 08:44

Barcelona do të luajë kundër Paris Saint-Germain në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Dhe, presidenti Josep Maria Bartomeu ishte i lumtur që skuadra e tij iu shmang ballafaqimit me Juventusin.

“Juventus ishte një rrezik i madh në short”, deklaroi ai gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”.

Bartomeu po ashtu la të hapur mundësinë që gjiganti katalan të tentojë blerjen e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

“Do ta shohim”, u shpreh ai.