Bartomeu flet lidhur me Messin: Nuk mund ta lija të largohet

Josep Maria Bartomeu ka folur haptazi për situatën e krijuar me Lionel Messin.

Sport

20/09/2020 10:00

Leo Messi vuri në ankth tifozët e Barcelonës gjatë javëve të kaluar, duke kërkuar largimin nga skuadra.

Një gjë e tillë i ishte premtuar argjentinasit, por presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu bllokoi largimin.

Ky i fundit ka folur lidhur me situatën, duke insistuar se për të nuk ishte opsion ta linte Messin të largohet.

“Nuk do të futem në asnjë konflikt me të (Messi). Ai është kapiteni ynë dhe lideri i skuadrës sonë”, ka thënë Bartomeu, transmeton lajmi.net.

“Nuk mund ta lija atë të largohej nga klubi, ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe skuadra ka nevojë për të. Ta kemi Messin është garanci për suksesin”, shtoi presidenti i klubit katalan.

Që nga kjo situatë, Messi është paraqitur në ndeshje parasezonale me Barcelonën, duke dhënë shenja pozitive se gjithçka është lënë prapa dhe fokusi qëndron në fushën e blertë. /Lajmi.net/