Bartomeu e konfirmon transferimin e madh te Barcelona

Josep Maria Bartomeu po e konfirmon se janë shumë afër ta transferojnë Matthijs de Ligt nga Ajaxi.

Sport

15/04/2019 23:37

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka bërë me dije se Matthijs de Ligt i përshtatet stilit të lojës së tyre.

I pari i skuadrës katalonase ka thënë më tej se ata kanë raporte tejet të mira me Ajaxin, andaj shpreson ta transferon mbrojtësin holandez.

“Me Ajaxin kemi raporte të shkëlqyera. Me De Ligtin, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Me gjasë ai do të jetë në tregun e transferimeve, por ne do të bisedojmë me trajnerët dhe do të shohim nëse do ta transferojmë apo jo”, tha fillimisht Bartomeu, përcjell lajmi.net.

“Mënyra se si ai luan, i përshtatet lojës tonë. Ajaxi është një klub trajnues i cili shet, por ne nuk kemi patur bisedime.”, ka shtuar më tej presidenti i Barcelonës. /Lajmi.net/