Bartomeu dëshiron Bernabeun

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dëshiron që finalja e Copa del Rey të zhvillohet në stadiumin e Real Madridit, Santiago Bernabeu.

Sport

05/03/2015 09:06

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka deklaruar se dëshiron që finalja e Copa del Rey të zhvillohet në stadiumin e Real Madridit, Santiago Bernabeu.

Gjiganti katalan u kualifikua në finale ku do të takohet me Athletic Bilbaon. Dhe, Bartomeu mendon se Bernabeu është arena ideale për zhvillimin e ballafaqimit.

“Bernabeu është skenari ideal për finale”, deklaroi ai.

“Finalja është një ekskursion, tifozëve tanë u pëlqen të udhëtojnë në atë ditë në mënyrë që të përjetojnë festën e ndeshjes. Camp Nou nuk më pëlqen për shkak se kam shumë besëtytni”, u shpreh ai.