Barna me banderola të Serbisë, arrestohet pronari i barnatoreve

Policia e Kosovës ka arrestuar një pronar të dy barnatoreve në Prishtinë, pasi që gjatë kontrolli iu janë gjetur barna pa banderola dhe me banderola të Serbisë pa të drejtë qarkullimi.

Lajme

23/09/2014 13:05

Sipas Policisë, kontrollimi i barnatoreve është bërë në bashkëpunim me zyrtarët e AKPM-së. Kurse, barnat janë konfiskuar nga zyrtarët e AKPM-së.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e ndalimit.