Barelona ‘tallet’ me Ronaldon dhe Juventusin pas fitores në Torino

Barcelona është tallur me Cristiano Ronaldon dhe Juventusin pas fitores në ‘Allianz Arena’ të mërkurën mbrëma.

Sport

29/10/2020 07:55

‘Katalanët’ ia dolën të fitojnë 0-2 në shtëpinë e Juventusit, të cilët në këtë ndeshje patën mungesën e madhe, Cristiano Ronaldon.

Golat e Ousmane Dembele dhe Lionel Messi sollën fitoren e Barcelonës në këtë derbi.

Pas ndeshjes, Barcelona është tallur me Juventusin dhe Ronaldon, teksa i referohen Lionel Messit si më të mirit të të gjitha kohërave.

“Ne jemi të kënaqur që keni pasur mundësinë të shihni më të mirën e gjitha kohërave në fushën tuaj Juventus”, shkruhej në një postim të Barcelonës në Twitter./Lajmi.net/