Barella mungon ndaj Cagliarit

Nicolo Barella nuk do të jetë i gatshëm për sfidën kundër Cagliarit.

Sport

09/04/2021 22:31

Kjo është ndeshja e parë që Barella humb që nga pesë dhjetori kur ishte në bankën rezervë dhe hyri në lojë, shkruan lajmi.net.

Barella mori karton të verdhë ndaj Sassuolos dhe ka arritur kuotën e kartonëve të lejuar dhe tani është suspenduar për një ndeshje.

Në 29 ndeshjet e këtij sezoni, italiani ka luajtur në 27 dhe ka hyrë nga banka në dy tjera. Ai është njëra nga figurat kryesore të Interit në luftën për Scudetto./Lajmi.net/