Barella: Inter, klubi më i mirë për mua

Nicolo Barella beson se Inter është klubi më i mirë që ka mundur t’i bashkohet, duke e përputhur me nivelin e ambicies së tij.

Sport

19/07/2019 21:50

Mesfushori italian këtë afat kalimtar i është bashkuar Interit për 50 milionë euro, nga skuadra e Cagliarit.

“Ndihem shumë mirë, Interi më të vërtetë më kërkoi dhe unë do të përpiqem të paguajë besimin e tyre në mua”, ka deklaruar mesfushori në konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.

“Unë jam bashkuar me shokët e mi pak më vonë por do të përpiqem të jem në 100 për qind sa më shpejtë që është e mundur”.

“Unë jam i bindur nga projekti i Interi, ata janë klubi më i mirë për mua, me një trajner të shkëlqyeshëm. Unë jam ambicioz dhe dua të përmirësohem”./Lajmi.net/