Barella flet për golin ndaj Verona: Më i bukuri i karrierës sime

Nicolo Barella ishte heroi i mbrëmjës së kaluar në Milano.

Sport

10/11/2019 12:16

Inter arriti të merrte tri pikët në përballjen kundër Veronës, falë një goli jashtëzakonisht të bukur të Nicolo Barella.

Skuadra e Conte fitoi me përmbysje, duke i bërë tri pikët edhe më të bukura. Pas ndeshjes, komentet e tij ka dhënë edhe mesfushori që shënoi golin e fitores. Ai e ka cilësuar golin e tij si më të bukurin në karrierën e tij të deri tanishme.

“Mendoj se ishte goli më i bukur i karrierës sime” ka thënë shkurt Barella, transmeton lajmi.net.

Italiani festoi si i çmendur pasi shënoi golin, duke u ndëshkuar edhe me kartonin e verdhë. /Lajmi.net/