“Bardh e zi” i përket së shkuarës – Kupa e Italisë merr kaltërsinë e Interit, errësira i përket Juventusit
Kupa e Italisë tashmë ka një fitues – Interin

Sport
“Zikaltrit” mposhtën 4-2 Juventusin në një ndeshje me shumë emocione të dhuruara gjatë 120 minutave.
Skuadra e Simone Inzaghit djersiu jo pak, por e dinin se kështu suksesi do të shijonte më shumë.
Fillimisht Barrela, e më pas Calhanoglu e Perisic e vulosën fitoren e “Nerazzurëve”, përballë një Juventusi që luftoi, por pa sukses: betejën e luftën e humbën.
Italia tanimë është e kaltër, siç e kanë edhe nofkën “Azzuri”, e zeza është vetëm hija nën të cilën gjendet Juventusi, sundimi i të cilës duket se mbaroi. /Lajmi.net/