Barcelonës i duhen vazhdimet që të mposht Cornellan, kualifikohet tutje në Kupën e Mbretit

Barcelona nuk ka gabuar si Atletico Madridi dhe Real Madridi, duke u kualifikuar në rrethin tjetër të Kupës së Mbretit.

Sport

21/01/2021 23:29

Katalunasve iu deshën plotë 120 minuta që të sigurojnë kualifikimin tutje kundër skuadrës së divizionit të tretë, Cornella, shkruan lajmi.net.

Ndeshja ishte totalisht e dominuar nga Barcelona qysh nga minuta e parë, që humbën dy mundësi të arta nga pika e bardhë.

Së pari ishte Miralem Pjanic që dështoi (38′), pastaj Ousmane Dembele (80′).

Ndërsa, ndeshja derisa zhvilloheshin vazhdime, doli Dembele që me një super gol nga distanca mposhti portierin, kurse fitoren e siguroi Braithwaite (120+2).

Ndërkohë, kujtojmë se ishte Cornella që kishte eliminuar Atleticon./Lajmi.net/