Barcelonë, shikoje tiki-takan e Dortmundit (Video)
Në stilin e famshëm të Barcelonës, “tiki-taka”, futbollistët e Borussia Dortmundit krijuan një aksion të kurorëzuar me gol nga sulmuesi italian Ciro Immobile.

Sport
Barcelona identifikohet si skuadër që zhvillon stilin e lojës të ashtuquajtur “tiki-taka”.
Por, pikërisht në një mënyrë të ngjashme, Borussia Dortmund tregoi se di të realizojë në portën e kundërshtarit.
Në një aksion fantastik të finalizuar nga sulmuesi italian Ciro Immobile, Dortmund shënoi në portën e St Pauli në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Me tëtë pasime në total, futbollistët e trajnerit Jurgen Klopp realizuan pas kombinimeve fantastike.