Barcelona “zgjohet nga gjumi”, transferon një mbrojtës (FOTO)
Mbrojtësi i Olympique Lyon, Samuel Umtiti do të transferohet në Barcelonë.

Sport
Barcelona ka reaguar duke identifikuar përforcimin e parë për sezonin e ri.
Gjiganti katalan ka marrë aprovimin nga Olympique Lyon, për transferimin e mbrojtësit Samuel Umtiti, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “Lajmi.net”.
Umtiti pritet t’i kushtojë Barcelonës mes 20-25 milionë euro.
Dhe, ai do ta mbulojë repartin e mbrojtjes ku pas Dani Alves pritet të largohet edhe Thomas Vermaelen.