Barcelona zgjedh të udhëtojë te Getafe me transport të pazakontë për ta

Barcelona do të përballet me Getafen të dielën pasdite, teksa kërkon të vazhdojë rrugën e tyre drejt titullit të La Ligës. Ekipi i Xavi Hernandez aktualisht qëndron 13 pikë më shumë në krye të tabelës, megjithëse kjo diferencë mund të ulet në 10 nëse Real Madrid mposht Cadizin të shtunën. Skuadra e Barcelonës do të…

Sport

15/04/2023 13:06

Barcelona do të përballet me Getafen të dielën pasdite, teksa kërkon të vazhdojë rrugën e tyre drejt titullit të La Ligës.

Ekipi i Xavi Hernandez aktualisht qëndron 13 pikë më shumë në krye të tabelës, megjithëse kjo diferencë mund të ulet në 10 nëse Real Madrid mposht Cadizin të shtunën.

Skuadra e Barcelonës do të bëjë udhëtimin drejt Madridit të shtunën pasdite përpara ndeshjes, por do ta bëjë këtë në rrethana jo të zakonshme.

Zakonisht, ata zgjedhin të fluturojnë për në ndeshjet jashtë vendit, por këtë fundjavë, ata do të bëjnë udhëtimin tre-orësh për në kryeqytetin spanjoll me tren, sipas MundoDeportivo, transmeton lajmi.net.

Arsyet e Barcelonës për ta bërë këtë janë mjedisore. Meqenëse udhëtimi me tren nuk është shumë më i gjatë sesa nëse do të bëhej me avion, zyrtarët e klubit kanë marrë këtë vendim.

Barcelona pritet t’i japë përparësi udhëtimit me tren sesa me aeroplan në të ardhmen, për sa kohë që e lejon orari i ndeshjeve të tyre, si dhe nëse vetë udhëtimi nuk është shumë më i gjatë se me aeroplan./Lajmi.net/