Barcelona zgjedh Pogban

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka vendosur që të hidhet në sulm për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

Sport

07/03/2015 08:42

Paul Pogba ka shumë klube të interesuara për shërbimet e tij, por njëri prej tyre prej tani e tutja do ta marrë më seriozisht, mundësinë e transferimit të tij.

Sipas të përditshmes sportive katalane “Sport”, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeuu ka vendosur që ylli i Juventusit të jetë përforcimi i madh i skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm.

Në fakt, Bartomeu dëshiron të arrijë marrëveshje për Pogban pas përfundimit të këtij sezoni.

Por, futbollisti mund të mbërrijë në Camp Nou vetëm gjatë afatit kalimtar të janarit, kur do të skadojë dënimi i shqiptuar nga FIFA.