Barcelona vjen me një postim epik rreth Ansu Fatit

Barcelona do të ketë një test mjaft të vështirë në kuadër të Ligës së Kampionëve, në fazën e grupeve, kur përballë do të ketë Borussia Dortmund.

Sport

16/09/2019 18:06

Këtë ndeshje katalanët do ta luajnë në udhëtim, dhe duke pasur parasysh se ‘Signal Iduna Park’ është shtëpia e një prej tifozerive më të flakta, nuk pritet të kenë punë të lehtë.

Skuadra e Ernesto Valverdes sot ka udhëtuar drejt Gjermanisë, derisa nesër nga ora 21:00 do ta zhvillojë sfidën e parë në fazën e grupeve, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, faqja e Barcelonës në Twitter ka bërë një postim epik rreth Ansu Fatit, duke shkruajtur: ”Google, a munden të miturit të fluturojnë pa lejen e prindërve jashtë shtetit?”.

Kujtojmë që ylli i ‘Bluagranasve’ është vetëm 16-vjeçar dhe ka qenë sensacion i këtij fillim sezoni. /Lajmi.net/