Barcelona vazhdon me fitore (VIDEO)
Barcelona e ka mposhtur Real Sociedadin me rezultat 4:0 në kuadër të xhiros së 13 në La Liga. Neymar realizoi dy herë ndërsa Suarez dhe Messi e shtuan nga një tjetër gol në këtë fitore të katalunasve. Barça tani ka 33 pikë dhe ndodhet në pozitën e parë të La Ligas.