Barcelona transferon një prej mesfushorëve më të mirë në botë (FOTO)

Barcelona është në bisedime për transferimin e një përforcimi të madh nga Franca.

Sport

02/03/2017 08:13

Marco Verratti do të jetë përforcimi i madh i Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se gjiganti katalan është i gatshëm të paguajë 80 milionë euro për transferimin e tij në Camp Nou.

Verratti konsiderohet si zëvendësues ideal i Andres Iniestas, përcjell “lajmi.net”.

Verratti kërkohet edhe nga Juventus, Inter, Chelsea e Real Madrid por Barcelona është favorit për transferimin e tij. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6