Barcelona, tiki-taka edhe në basketboll (Video)

Treshja e Barcelonës, Neymar, Lionel Messi dhe Javier Mascherano i kanë dhënë një dimension të ri stilit të lojës tiki-taka, duke e aplikuar edhe në sportin e basketbollit.

Sport

30/10/2014 22:34

Barcelona tashmë një kohë të gjatë shquhet si skuadër e cila identifikohet me stilin e lojës tiki-taka që parasheh pasime të shpeshta dhe përqindje të lartë në posedimin e topit.

Mirëpo, tre prej yjeve më të mëdhenj të gjigantit katalan, Neymar, Lionel Messi dhe Javier Mascherano kanë treguar se janë në gjendje të pasojnë me sukses mes vete edhe me kokë, duke e dërguar topin në rrjetë, jo atë të futbollit por në koshin e basketbollit.

Shikojeni magjinë e tyre, të finalizuar nga Messi.