Barcelona ‘thumbon’ Real Madridin, përpara ‘El Clasicos’

Barcelona dhe Real Madridi do të përballen me njëra-tjetrën në kuadër të një ndeshje miqësore. Në Las Vegas nesër do të zhvillohet ndeshja më e shikuar në tërë botën ‘El Clasico’, transmeton lajmi.net. Është ekipi katalanas që përpara këtij takimi ka ‘thumbuar’ madrilenët me anë të një postimi në faqen e tyre. Ata kanë publikuar…

Sport

23/07/2022 18:24

Barcelona dhe Real Madridi do të përballen me njëra-tjetrën në kuadër të një ndeshje miqësore.

Në Las Vegas nesër do të zhvillohet ndeshja më e shikuar në tërë botën ‘El Clasico’, transmeton lajmi.net.

Është ekipi katalanas që përpara këtij takimi ka ‘thumbuar’ madrilenët me anë të një postimi në faqen e tyre.

Ata kanë publikuar një foto të rezultatit të ndeshjes së fundit në mes tyre, që e fituan 4:0 në tempullin e ‘Mbretërve’.

Takimi ndërmjet dy gjigantëve evropian do të zhvillohet në stadiumin “Allegiant”, me fillim nga ora 05:00 me kohën tonë lokale./Lajmi.net/