Barcelona ‘thumbon’ keq Sevillan: Futbolli ka të bëjë me respekt, natën e mirë

Barcelona dje bëri përmbysjen e çmendur ndaj Sevillas për t'u kualifikuar në finalen e Kupës së Mbretit.

Sport

04/03/2021 14:08

Sidoqoftë, ata nuk harruan një foto që Sevilla e kishte postuar kur u mposhtën nga PSG-ja, shkruan lajmi.net.

Sevilla postoi foton e Pique duke e mbajtur Kylian Mbappe.

Ndërsa, klubi spanjoll dje pasi mposhtën Sevillan shkroi: ‘Futbolli është i gjithi për respekt. Natën e mirë’.

Ndërkohë, Barcelona ka rigjetur formën dhe lojtarët janë optimist për përmbysjen e radhës kundër “Parisienëve”./Lajmi.net/