Barcelona synon tre mbrojtës në merkaton e verës – Kounde pritet të jetë lëvizja më e madhe
Barcelona po planifikon që të bëjë një lëvizje të trefishtë në mbrojtje, gjatë merkatos së verës.

Sport
Skuadra katalane numëron aktualisht 10 sulmues në skuadër, por faza defensive qëndron diçka më dobët.
Kësisoj, Xavi Hernandez ka fokusin tashmë në fazën defensive dhe për merkaton e verës po synohet transferimi i tre mbrojtësve.
Andreas Christensen pritet të nënshkruajë si lojtar i lirë, kurse Jules Kounde pritet të jetë lëvizja e madhe e merkatos, përcjell lajmi.net.
Dy nga tre mbrojtësit pra pritet të jenë qendërmbrojtës, kurse në listë mund të jetë edhe Tagliafico.
Kounde është dëshira e madhe e Xavi prej kur ai erdhi në krye të stolit. Mbetet të shihet nëse Barca do të mund ta marrë mbrojtësin francez të Sevilla. /Lajmi.net/