Barcelona synon t’ia përmirësojë kontratën Pedrit

Mesfushori i talentuar Pedri vazhdon të shkëlqejë te Barcelona këtë edicion dhe duket se do fitojë një kontratë të përmirësuar.

Sport

13/04/2021 15:43

18-vjeçari iu bashkua katalunasve për 5 milionë euro verën e kaluar dhe cilësohet si një ndër talentët me të ardhme të ndritshme në Spanjë, transmeton lajmi.net.

Sipas RAC1, bordi i Barcelonës është duke konsideruar t’ia përmirësojë kontratën.

Kontrata e lojtarit skadon në vitin 2022, por nëse rinovon do vazhdojë të jetë deri në vitin 2024.

Falë paraqitjeve të mira, Pedri ishte i ftuar edhe te Kombëtarja e Spanjës për muajin mars, ku u përball edhe me Kosovën./Lajmi.net/