Barcelona synon të ‘blindojë’ edhe dy yjet tjerë të skuadrës

Barcelona tani ka rikthyer vëmendjen në rinovimin e kontratës për dy yjet e tjerë pas Ansu Fatit dhe Pedrit.

Sport

21/10/2021 13:11

Kjo javë ka qenë e mirë për Barcelonës që përpos se fitojë dy ndeshje radhazi, gjithashtu edhe nënshkroi kontrata afatgjatë me Pedrin dhe Ansu Fatin, transmeton lajmi.net.

Dy lojtarët kanë klauzolë lirimi me vlerë 1 miliardë euro, pra Barcelona tani ka në kontroll të plotë të ardhmen e tyre.

Por, katalunasit nuk do ndalen me kaq, ngase tani janë fokusuar te nënshkrimi me dy lojtarët tjerë që kanë perspektivë të lartë.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona dëshiron rinovimin e Gavit dhe Ronal Aruajo.

Gavi që është vetëm 17-vjeçar ka impresionuar këtë sezon dhe gjithashtu ka debutuar me Kombëtaren e Spanjës.

Mesfushori ka kontratë deri në vitin 2023, por Barcelona dëshiron t’i përmirësojë kontratën dhe të nënshkruajë kontratë edhe për disa vite tjera.

E njëjta vlen për Aruajo, që ka bërë 37 paraqitje që nga viti 2017. Uruguaiani ka kontratë deri në vitin 2023, por Barcelona beson se duhet ta bindin sa më shpejtë.

Në të njëjtën kohë, negociatat me Sergi Roberto kanë ngecur dhe që spanjolli njësoi si Ousmane Dembele do duhet të pres edhe për një kohë./Lajmi.net/