Barcelona synon rikthimin e Thiago Alcantaras në ‘Camp Nou’

Skuadra e Barcelonës është e vendosur që ta rikthejë Thiago Alcantaran në ‘Camp Nou’.

Sport

14/12/2019 19:03

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Barca do të tentojë me të gjitha forcat ta kthejë Thiagon nga Bayern Munich, transmeton lajmi.net.

Gjigantët e Katalonisë po presin që të mësojnë çmimin që duhet të paguajnë për shërbimet e mesfushorit spanjoll.

Alcantara është lidhur edhe më parë me një rikthim të mundshëm tek Barca, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Mbetet të shihet nëse kampionët e La Liga do të arrijnë kësaj here të bindin lojtari për një rikthim në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/