Barcelona “s’mundet” ndaj Bilbaos
Barcelona asnjëherë më parë nuk është rikthyer nga disavantazhi 4:0 në ndeshjen e parë, para duelit të kthimit në Superkupën e Spanjës kundër Athletic Bilbaos.

Sport
Barcelona beson, por për t’ia dalë duhet të thyejë historinë.
Gjiganti katalan asnjëherë më parë nuk është rikthyer nga disavantazhi 4:0 në ndeshjen e parë, para duelit të kthimit në Superkupën e Spanjës kundër Athletic Bilbaos.
Humbja e rëndë në ballafaqimin e parë ka kthyer ekipin e Luis Enriques në një pozitë ku ata duhet të bëjnë diçka që nuk e kanë arritur kurrë më parë, për ta fituar trofeun.