Barcelona skuadra numër një në La Liga që iu jep shanse lojtarëve të rinj

Barcelona është skuadrat që i jap me së shumti shanse lojtarëve të rinj në La Liga sipas CIES.

Sport

13/04/2021 15:00

Raporti në fjalë përfshiu 999 klube nga 71 divizione dhe Barcelona prinë në Spanjë me 15 për qind të minutave që shkojnë për lojtarët nën moshën 21-vjeçare, transmeton lajmi.net.

Mosha mesatare e skuadrës është 26.2, ndërsa besimi i trajnerit Ronald Koeman te lojtarët e rinj është parë me kohë.

Ka disa skuadra që janë para Barcelonës në këtë raport.

Borussia Dortmund prinë me 28.5 për qind të minutave që shkojnë për të rinjtë, ndjekur nga Nice me 24.3 për qind./Lajmi.net/