Barcelona shpreson që Messi të rikuperohet në kohë për finalen

Barcelona do të ndeshet të dielën me Athletic Bilbao në finale të Supercopa de Espana.

Sport

15/01/2021 10:10

Sipas raportimeve të fundit në Spanjë, Lionel Messi ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Granadas dhe nuk mund të paraqitet në finale, transmeton lajmi.net.

Por, sipas “AS”, tek Barça shprehen optimistë se rikthimi i Messit është pothuajse i sigurt.

Messi thuhet se ka pësuar një dëmtim të vogël, por ka vazhduar të ndjejë dhimbje në ditët që kur ai u paraqit në fitoren në gjysmëfinale ndaj Real Sociedad të mërkurën në mbrëmje.

Është ende e paqartë se kur Messi do të kthehet në stërvitje, skuadra ka një seancë të planifikuar për në 11 të mëngjesit sot dhe përsëri në 6 të mbrëmjes të shtunën në mbrëmje, përpara ndeshjes së së Dielës.

Nëse do të mungojë, atëherë Messi do të jetë një mungesë tejet e madhe për Barcelonën, i cili si duket i ka lënë ditët e këqija mbrapa krahëve dhe është duke shijuar futbollin përsëri./Lajmi.net/