Barcelona shkatërron shpresën e vetme të Bale për t’u larguar nga Reali

Gareth Bale raportohet se do të qëndrojë te Real Madrid, edhe pse ishte i sigurt largimi i tij këtë afat kalimtar.

Sport

17/08/2019 13:27

Uellsiani ka humbur disa nga përgatitjet te Real Madrid, në negociatat me klubet që kërkon shërbimet e tij.

Në ditët e fundit është përfolur edhe për një kalim në Bundesligë, te Bayern Munich.

‘Bavarezët’ ishin skuadra e vetme e madhe që kërkon ish yllin e Tottenamit, por tani është e qartë se edhe në këtë drejtim, nuk do të ketë asgjë.

Është Barcelona që i ka dhënë goditjen e Bale, me arritjen e marrëveshje për huazimin e Philippe Coutinhos te Bayern Munich.

Me transferimin e Coutinhos, Bayerni heq dorë nga Gareth Bale./Lajmi.net/