Barcelona shkarkon Quique Setien?

Barcelona dhe Quique Setien do t’i ndajnë rrugët këtë verë.

Sport

14/08/2020 23:51

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, raporton se Barcelona ka vendosur të shkarkojë trajnerin Quique Setien, pas humbjes së tmerrshme prej 8:2 nga Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sipas Romanos, Setien nuk do të jetë trajner i Barcelonës në sezonin tjetër, përcjell lajmi.net.

Me Setien në krye, Barcelona ka mbyllur sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme, pa asnjë trofe.

Ish trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, konsiderohet favorit për ta pasuar Setien./Lajmi.net/