Barcelona ‘rrëzon’ Man Cityn

Barcelona mposhti Manchester Cityn me rezultat 2:0 në Etihad në duelin e tyre të parë në kuadër të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve. Në një prej ballafaqimeve mes aktualisht skuadrave më të fuqishme të kontinentit, gjiganti katalan mori epërsinë, para duelit të kthimit në Camp Nou. Pas një pjese të parë relativisht të barabartë…

Sport

18/02/2014 21:40

Barcelona mposhti Manchester Cityn me rezultat 2:0 në Etihad në duelin e tyre të parë në kuadër të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Në një prej ballafaqimeve mes aktualisht skuadrave më të fuqishme të kontinentit, gjiganti katalan mori epërsinë, para duelit të kthimit në Camp Nou.

Pas një pjese të parë relativisht të barabartë me Barcelonën që kishte më tepër nga posedimi i lojës dhe Cityn të fokusuar në kundërsulme, 45 minutat e para nuk sollën ndonjë raste ideal, e as gol të realizuar.

Por, momenti që vendosi ndeshjen erdhi në minutën e 53’të kur mbrojtësi Martin Demichelis, si futbollist i fundit e ndali në mënyrë të palejueshme Lionel Messin dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke shkaktuar penallti në favor të katalanëve.

Nga pika e bardhë, Messi mposhti portierin Joe Hart duke e kaluar Barcelonën në epërsi.

City u mundua të kundërpërgjigjet duke kërcënuar nëpërmjet David Silvas në minutën e 75’të por goditjen e tij e priti portieri Victor Valdes.

Kurse, në minutën e fundit të kohës së rregullt, Dani Alves e dyfishoi avantazhin e mysafirëve.

Barcelona tani ka epërsinë e konsiderueshme dhe do të ndihet më rehat para ndeshjes së kthimit në Camp Nou.