Barcelona – Rodrigo, këto janë të rejat e fundit

Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Rodrigo Moreno dhe ata janë duke bërë gjithçka që të jetë e mundur për të siguruar një marrëveshje huazimi me një mundësi për ta blerë.

Sport

28/01/2020 14:54

Sidoqoftë, me afatin e transferimit që përfundon të premten, Barca nuk dëshiron të mbetet pa nënshkruar me një lojtar nëse marrëveshje nuk realizohet.

Kjo është arsyeja pse bordi i Barcelonës ka kontaktuar me Valencian, duke kërkuar një po ose jo të përcaktuar dhe ata presin të kenë një përgjigje të martën [sot], transmeton lajmi.net.

Presidenti i Valencias, Anil Murthy dhe agjenti Jorge Mendes ishin në Barcelonë të hënën për të zhvilluar bisedime rreth transferimit.

Barcelona po punon tërë kohën për të sjellë një sulmues që të zëvendësojë të dëmtuarin Luis Suarez dhe Rodrigo është zgjedhja e parë e tyre. /Lajmi.net/