Barcelona rikuperon Neymarin
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, është rikuperuar nga lëndimi dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Atletico Madridit, të shtunën.

Sport
Neymar është rikuperuar nga lëndimi dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Atletico Madridit, të shtunën.
Sulmuesi i Barcelonës pësoi një dëmtim në mesjavë gjatë duelit me Athletic Bilbaon në Copa del Rey.
Por, mediat spanjolle kanë njoftuar se ai është paraqitur sot në stërvitje dhe do të ftohet për duelin me Atleticon, përcjell “Lajmi.net”.
Barcelona dhe Atletico ndeshen të shtunën në ora 16:00.