Barcelona rikthen interesimin për Willian

Barcelona do t’i bëjë disa ndryshime në skuadër gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

18/04/2019 18:38

Barcelona ka ndërtuar një skuadër të fuqishme, por u duhen edhe disa transferime në verë.

Sipas ‘Don Balon’, skuadra katalonase e ka rikthyer interesimin për anësorin e Chelseas, Willian, përcjell lajmi.net.

Skuadra londineze është e gatshme të heq dorë nga braziliani, pas arritjes së marrëveshje me Christian Pulisic në janar nga Dortmundi.

Chelsea kërkon 70 milionë euro nga shitja e Willian, andaj Barcelona thuhet se është e gatshme ta ofrojë këtë shumë. /Lajmi.net/