Barcelona rikthen Cruyffin

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është duke konsideruar mundësinë e rikthimit në klub të legjendës Johan Cruyff në një rol udhëheqës në kryesinë e gjigantit katalan.

Sport

31/01/2015 13:36

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka përpiluar një plan të përforcimie të strukturave udhëheqëse të klubit, dhe në këtë mënyrë të sigurojë besimin për një tjetër mandat në detyrë.

Bartomeu pritet të sfidohet nga Joan Laporta në zgjedhjet e sivjetme presidenciale.

Dhe, sipas të përditshmes sportive katalane “Sport”, Bartomeu ka bërë gati një plan për rikthimin e disa figura të rëndësishme në klub, në mënyrë që të sigurojë vazhdimin e besimit.

Në mesin e tyre është edhe legjenda Johan Cruyff, ish futbollist dhe trajner i lavdishëm i Barcelonës.