Barcelona refuzon ofertën e parë të United për De Jong

Barcelona kanë refuzuar ofertën e parë të ‘Djajve të Kuq’ për Frenkie de Jong.

Sport

10/06/2022 22:09

De Jong ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, por po flitet për një largim të mundshëm këtë verë.

Trajneri i ri i Manchester United, Erik ten Hag e dëshiron mesfushorin në ekip, andaj ata kanë shfaqur interesim për të.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Manchester United ka bërë një propozim e parë për Frenkie de Jong pas fillimit të bisedimeve më 1 qershor, 60 milionë euro plus 10 milionë € shtesa, përcjell lajmi.net.

Barcelona e ka refuzuar këtë ofertë – por klubet mbeten në kontakt, sipas italianit.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshje në mes dy ekipeve./Lajmi.net/