Barcelona refuzon ofertën e Man Utd për Araujon

Barcelona thuhet se ka refuzuar plotë 25 milionë funte për qendërmbrojtësin Ronald Aruajo nga Manchester United.

Sport

19/01/2022 20:52

Araujo ka edhe 18 muaj në kontratë, por raportohet se katalunasit duan ta bindin për rinovimin e kontratës, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, “El Nacional”, Barcelona ka refuzuar plotë 25 milionë funte nga gjiganti i Premierligës.

Edhe pse uruguaiani ka qenë titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e Xavit, klubi katalunas dëshiron të rris fundet duke shitur disa futbollistë dhe zbritur pagat e disa të tjerëve.

Përpos Man Utd, edhe Chelsea është duke monitoruar situatën. Ndërkohë, Barcelona është optimist se do e bindin lojtarin për rinovim për disa vite.

Ndërkohë, gjiganti blaugranas është i interesuar për nënshkrimin me një sulmues para se të mbyllet afati dimëror./Lajmi.net/