Barcelona refuzon fanellën e Nike, shkaku i Real Madridit

Barcelona raportohet se ka refuzuar një dizajnim të fanellave të dyta nga marka e njohur e veshmbathjeve, Nike.

Sport

06/02/2019 17:20

Kampionët e La Ligas kanë filluar të punojnë për fanellat e reja për sezonin 2019/2020.

Një palë fanella të propozuara nga Nike, janë refuzuar nga skuadra e Barcelonës.

‘MundDeportivo’ shkruan se Barcelona ka refuzuar idenë e Nike për fanellat e dyta, shkaku i ngjyrës së bardhë të theksuar, ngjyrë kjo që dominon fanellat e rivalëve të Real Madridit.

Më poshtë mund ta shikoni propozimin e bërë nga Nike./Lajmi.net/